Haxhinasto Problemet politike pa ndikim ne marredheniet me BE-ne

Konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së, shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto i konsideron mesazhe të dobishme të dhëna në kohën e duhur. Në një intervistë të dhënë për “AS" pas forumit BE-Ballkani Perëndimor, të drejtuar nga Catherine Ashton, ai tha se Tirana zyrtare është e angazhuar në përmbushjen e kërkesave që dalin nga këto përfundime.
Ministri i Jashtëm, Haxhinasto siguroi gjithashtu se problemet e brendshme politike që ka aktualisht Shqipëria, nuk do të sjellin një krizë edhe në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Europian. Ai beson se vendi do të përmbushë 12 kërkesat e Komisionit dhe se këtë vit, Shqipëria do të marrë edhe statusin e vendit kandidat.
Gjovalin Kola