E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjim i banoreve me Macarena Genta e bezdisur nga prova

Ende pa u ndezur dritat dhe pa u vendosur muzika ne sfond ne shtepine e Big Brother banoret e pare qe zgjohen mengjesin e sotem jane Liami dhe Ermali te cilet dalin en kopsht per te marre rreze dielli nderkohe qe banoret e tjere vazhdojne te jene ende ne gjume.

Vellai i Madh vendos kengen Macarena ne sfond dhe te gjithe banoret ngrihen nga krevatet me shpejtesi e dalin ne kopsht per ta kercyer pasi kjo eshte prova e tyre e fundit nga Vellai i Madh.

Banoret fillojne kercimin pergjumesh ndersa Liami dhe Ermali te cilet kane disa minuta qe jane ngritur qeshin me banoret duke pare levizjet e tyre te ngadalta.
Sapo mbaron muzika Ermali dhe Franceska shtrihen serish ne krevat duke shkembyer puthje dhe perqafime mes tyre.

Vellai i Madh pas pak minutash vendos serish kengen Macarena ne sfond e banoret lene cdo gj qe jane duke bere per ta kercyer serish se bashku.
Nderkohe qe Franceska e Genta shtrihen serish per te fjetur gjume ndersa Liami kercen me muziken ne sfond Vellai i Madh vendos per te treten here Macarenan ne sfond. Kjo gje e merzit paksa Gentene cila ankohet se ska fjetur gjate gjithe nates. Te gjithe banoret dalin en kopsht e fillojne serish te ekzekutojne kengen ne sfond.

Me vone banoret shkojne ne kuzhine per te ngrene mengjesin ndersa Ermali merr racionin Franceskes dhe ia con asaj te krevati ne dhomen e gjumit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›