E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjimi i banoreve Arbri-Gentes Duhet te kthehesh te jetosh ne Baban

Banoret jane zgjuar me ndezjen e dritave te shtepise se BB. Njeri pas tjetrit ata merren me punet e tyre personale te mengjesit e me pas dalin ne oborr duke pire kafe e duke biseduar. Arbri shkon ne dhomen e gjumit duke bere bilancin e banoreve qe jane ende ne gjume e atyre qe jane ngritur. Pjesa e banoreve qe qendrojne ne kopesht bisedojne e kercejne me kenget ritmike qe degjojne ne sfond.

Mes Gentes e Vlashit teksa qendrojne ne oborr lind nje zenke pasi Genta flet per kohen qe ka jetuar ne Greqi e u tregon nje histori ne lidhje me gjuhen e folur greke e Vlashi i pergjigjet se banoret e respektojne faktin qe ajo ka jetuar ne Greqi por nuk ka perse ta permende si nje fakt per tu mburrur. Arbri me pas kapet me fjale me Genten duke i thene nese ajo do ta vazhdoje karrieren e saj profesionale ne Baban pasi daljes nga BB e ajo pohon. Ai i thote se Genta do te rrije ne fshatin e saj si kontingjent te zgjuarish por Genta pergjigjet se nuk ka mbetur per te te zgjidhe keto ceshtje. Genta thote se deshiron te jetoje ne Tirane e Arbri e akuzon se ajo do ta lere vendin e saj. Ajo i pergjigjet se po te ishte per te ndenjur atje nuk do kishte ardhur fare ne Tirane.

Genta i thote Arbrit Shko rri nje jave ne Baban e do ta shikosh se si eshte jetesa. Atje nuk ke cfare te besh.Arbri i pergjigjet se asaj duhet ti vije turp per keto qe thote por Genta i thote se ai nuk ka fuqine per ti bere moral se ku duhet te rrije. Arbri shprehet se tani qe eshte bere e famshme do te qendroje ne Tirane e nuk do te shkoje me ne vendin e saj qe mund te kete nevoje per Genten. Ajo e pyet Ty te ka derguar kryeplaku i fshatit per te me bere moral mua e Arbri i pergjigjet se ajo eshte bere e famshme pikerisht nga origjina e saj. Genta shprehet se ne fshatin e saj nuk ka mundesi per tu punesuar keshtu qe do te jetoje ne Tirane pro Arbri vazhdon ti meshoje idese qe ajo duhet te kthehet ne fshatin e saj per te dhene kontributin atij vendi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›