Berisha Ndotja problem madhor per vendin

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të ketë anagazhim maksimal për
nismën e dixhitalizimit, duke arritur konsolidimin e përdorimit më të
gjerë të internetit nga shqiptarët.
Duke folur në takimin me prefektet e vendit dhe kryetarët e qarqeve, shefi i qeverisë theksoi se Posta Shqiptare do të ofrojë internet falas në mbarë vendin.
"Bëni gjithçka për të gjetur ambiente, shkollë, zyrë, aty ku është qeverisja vendore apo diku tjetër. Posta Qendrore e vendit do t’i ekipojë ato me cdo gjë dhe do të ketë internet me bandë të gjerë falas për cdo përdorues. Në një rreze të caktuar do mund të marrin falas të gjithë banorët e asaj zone ku kapin antenat. Për dy muaj në cdo fshat, komunë e kudo ku nuk ka zyrë poste afër të krijojmë këtë 100 vjetor dhe 1200 zyra të tjera interneti falas”, u shpreh kryeministri.
Nga ana e tij, drejtori i Postës Shqiptare Arqile Gorea u shpreh se janë marrë masat për pajisjen me internet, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e institucioneve për realizimin e këtij projekti të qeverisë.
"Do të jetë i mundur interneti në 1750 pika deri në fund të vitit", tha Gorea.
Ndërkohë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj u shpreh se brenda një muaji do të realizohet vendosja e internetit edhe në ato shkolla ku mungon, duke theksuar se bashkëpunimi me Postën Shqiptare do të përshpejtojë shtimin e internetit edhe në fshat.
Kryeministri Berisha ka ritheksuar edhe njëherë se plehrat dhe mjedisi i ndotur mbetet një problem madhor për vendin. Duke iu drejtuar vendorëve, kreu i qeverisë kërkoi seriozitet në trajtimin e këtij problemi pasi sipas tij zgjidhja e tij ka impakt të drejtëpërdrejt në shëndetin e qytetarëve më shumë se çdo gjë tjetër si dhe në imazhin e vendit tonë.