E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjohu Maqedonia te mos mbeshtese qendrimin e Serbise per Kosoven

Deklarata e ministrit te Puneve te Brendshme te Serbise Ivica Dacic e bere dje ne Maqedoni se Serbia nuk ka hequr dore nga Kosova ka sjelle dhe reagimin e organizates Zgjohu ne Shkup.

Ne nje reagim publik Levizja Qytetare Zgjohu e ka denuar ashper deklaraten e ministrit Dacic si dhe mungesen e reagimit te homologut maqedonas e ka cilesuar si miratim te qendmit te Brogradit. Levizja ZGJOHU gjykon qe heshtja e Jankullovskes pas kesaj deklarate te Dacic
paraqet miratim te agresionit verbal te kolegut te saj serb ndaj Republikes seKosoves shtetin fqinj te cilin Maqedonia e ka njohur dhe me te cilin ka vendosur marredhenie diplomatike thuhet ne deklaraten e levizjes Zgjohu.

Organizata sjell ne vemendje te politikaneve maqedonas se realitetin e ri te krijuar ne Ballkanin Perendimor pas pavaresise se Kosoves e cila eshte konfirmuar nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise dhe Keshilli i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara.

Levizja Zgjohu ka folur dhe per nismen e re te Maqedonise dhe Beogradit per te krijuar levizjen e lire te qytetareve. Zgjohu vlereson se eshte me e rendesishme qe Maqedonia te kete marreveshje te tille me Shqiperine.

Per sa i perket temes se bisedimeve midis dy ministrave rreth mundesimit te qarkullimit te qytetareve vetem me leternjoftime ne vendkalimet kufitare midis Serbise dhe Maqedonise Levizja Qytetare ZGJOHU konsideron qe prioritet i Maqedonise jane marreveshjet e tilla me Shqiperine dhe Kosoven per arsye te shumta duke perfshire ketu edhe lidhjet familjare dhe kombetare te shqiptareve ne rajon por edhe kembimit tregtar me keto vende si dhe perparesia e shfrytezimit te portit detar shqiptar te Durresit dhe atij Kosovar te Shengjinit nepermjet Rruges se Kombit bashke me perparesi te tjera thuhet ne deklaraten e Zgjohu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›