Zguri: Mazhoranca e re të mos përdorë numrat për ozurpimin e KQZ
Mazhoranca e re qeverisëse nuk duhet të përdorë forcën e numrave për të ozurpuar KQZ. Kështu deklaron anëtari i KQZ i propozuar nga Partia Republikane Klement Zguri, duke u deklaruar kundër riformatimit të institucionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Zguri deklaroi se subjektet zgjedhore që kanë të drejtën të kenë përfaqësues në Komision duhet të gjejnë arsyen dhe të propozojnë kandidatët për të plotësuar vakancën e krijuar në KQZ.
Pretendim tradicional, pas çdo procesi subjektet zgjedhore ngrehen dhe kërkojnë diçka të tillë. Politika funksionon mbi bazën e një axhende të interesave të tyre. Por projekti duhet të jetë edhe në përputhje me interesin publik. Unë mund të jap komente ligjore, në momentin kur riformatohet, anëtarët duhet të kërkojnë disa kritere ligjore. Ndërprerja e parakohshme e mandatit të anëtarëve është e parashikuar në kod se kur mund të bëhet. Që nga 2000 pas çdo procesi gjendet një marrëveshje mes palëve që të bëjnë të mundur ndryshime të tilla, por këto funksionojnë kur ka marrëveshje të mëdha ose gjatë reformave zgjedhore. Subjektet zgjedhore që kanë të drejtën të kenë përfaqësues duhet të gjejnë arsyen dhe të propozojnë kandidatët për të plotësuar vakancën e krijuar në KQZ. Shpresoj që mazhoranca sdo ketë arsye dhe sdo dojë të ndërhyjë në mënyrë brutale për shkak të shumicës që ka, për të ozurpuar KQZ deklaroi ai.