Zguri: Parlamenti nuk ndryshon KQZ. Mazhoranca e re të zbatojë ligjet që ka votuar
Mazhoranca e re nuk mund të shkelë ligjin duke ndryshuar trupën e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, por mund të sjellë propozimet në KQZ për ta plotësuar atë. Anëtari i KQZ, Klement Zguri thotë se mazhoranca e re e majtë nuk mund ta nisë punën duke shkelur ligjin që miratoi vetë me konsensus në Parlament.
Klement Zguri thotë gjithashtu se është e drejta e subjekteve politike të kërkojë transparencë dhe hetim të mëtejshëm politik për zgjedhjet e 23 qershorit. Duke folur për pretendimin e demokratëve për këtë proçes, Zguri thotë se ky hetim mund të bëhet pasi problematikave të hasura gjatë administrimit të proçesit zgjedhor.
Ndërkaq Zguri thotë se KQZ pritet të mblidhet nga mesi i javës për të kaluar vendimin e shpërndarjes së mandateve që u realizua nga Kolegji Zgjedhor.
Megjithëse e konsideron një vendim të Kolegjit në përputhje me ligjin, Zguri thotë se proçedura e ndjekur duke pranuar kërkesën ankimore para sesa KQZ të miratonte tabelat e rezultateve të qarqeve dhe të ishte në kushtet e pamundësisë për ndarjen e mandateve.