Zhak Rozh rizgjidhet në krye të IOC
Rozh ka arritur të marrë më tepër se 90% të votave, më saktësisht 88 vota pro, tre abstenim dhe vetëm një kundër, nga 92 vota gjithsej nga delegatët e pranishëm në Kopenhagen.
Zhak Rozh, 67 vjeç, me profesion kirurg, u zgjodh për herë të parë në këtë detyrë në vitin 2001 në asamblenë Moskës. Ai zëvendësoi spanjollin Samaranç, i cili e mbante këtë post prej 21 vitesh.
Ai është specialist në mjekësinë sportive dhe që prej vitit 1991 është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Gjithashtu, Rozh ka marrë pjesë si sportist në garat me vela në tre olimpiada (Meksiko, Montekarlo dhe Montreal).