E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhani Ciko merr "Yllin e artë akademik ndërkombëtar"

Drejtori i Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, ka marre "Yllin e arte akademik nderkombetar” akorduar nga "Akademia Imperialis".

Në pergamenën, e cila shoqëron Yllin, është shkruar: "I akordohet Ylli i Artë Mjeshtrit Zhani Ciko, sepse me profesionalitetin e tij të madh, impenjimin dhe humanizmin e spikatur, ka arritur të flasë për paqen dhe të frymëzojë ndjenjat më të thella të dashurisë së mrekullueshme universale, përmes gjuhës unike, muzikës, e cila arrin direkt në zemrat e njerëzve". Akademia Imperialis me qendër në Romë është një nga më të vjetrat ne Evrope. Ceremonia e dorëzimit do të organizohet në vjeshtë.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›