E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Hagës urdhër-arrest të ri për Bashirin

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, lëshoi urdhër-arrestin e dytë për presidentin e Sudanit, Omar al-Bashir. Ai akuzohet për genocide në konfliktin 7 vjeçar të Darfurit ku mendohet se mbi 300 mijë persona kanë gjetur vdekjen.

Kreu i shtetit afrikan është përballur në të kaluarën me akuzën e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit, akuza këto që janë hedhur poshtë prej Bashir. Haga ngriti akuzën e parë kundër tij në muajin mars të vitit të kaluar, por al-Bashir nuk u arrestua asnjëherë. Bashir akuza te tilla i ka pergenjeshtruar duke i quajtur ato si qesharake.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›