E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokohen Facebook dhe Twitter në Iran

Tashmë rrjetet sociale Facebook dhe Twitter janë të përdorshëm pa mjete anti-filtruese, që shumë iranianë i përdorin për të hyrë në ueb-faqet e bllokuara.

Një vajzë nga Irani verior ka shkruar në Facebook-un e saj të hënën: Facebook nuk është i filtruar?! Po ëndrroj?

Megjithatë, disa përdorues kanë thënë se u duhen ende softuerë anti-filtrues.

Në javët e fundit, disa ministra të kabinetit iranian i janë bashkuar rrjetit më të famshëm social në botë, duke shkaktuar debat për bllokimin e tij.

Për pohimet e fundit nuk ka pasur ende ndonjë reagim nga qeveria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›