E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhbogar: Brukseli pret shumë nga dialogu

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar, ka thënë se Brukseli ka pritshmëri të lartë për dialogun Kosovë-Serbi, trasnemton KTV.

Në fund të këtij procesi, pritet normalizim i marrëdhënieve, ka thënë Zbogar e që pastaj kjo do t’i hapte rrugën evropiane Kosovës e Serbisë.

“Situata në fillim ishte e tensionuar dhe kishte shumë zemërim mes palëve. Kishte shumë gjëra teknike në fillim të procesit, a do të shtrëngonin duart, a duhet ta publikojmë foton, por gjithçka shkoi mirë, u thye akulli. Të gjitha këto tregojnë për normalizim marrëdhëniesh. Duhet të gjejmë një mënyrë se si do të funksionojë veriu, që do të ishte e pranueshme për njerëzit atje por edhe për ata këtu në Prishtinë. Ky është një kusht për Serbinë që të nisë negociatat me BE-në pra pasi të normalizoj marrëdhëniet me Kosovën”, u ka thënë Përfaqësuesi special i BE-së nxënësve të “Prishtina High School”.

Zbogar u ka folur atyre për Bashkimin Evropian e kryesisht rrugën e Kosovës drejt këtij institucioni. Ai ka përmendur sfidat, duke theksuar që sundimi i ligjit, është kyç në ecjen përpara. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›