E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhbogar: Kosova, e pavarur në vendimmarrje

Samuel Zhbogar

Përfaqësues special i BE-së për Kosovën, Samuel Zhbogar, në një intervistë për mediat kosovare, ka folur për sfidat me të cilat do të ballafaqohet Kosova sivjet.

Duke komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, Zhbogar theksoi se institucionet dhe qytetarët e Kosovës, duhet të gjejnë zgjidhje për të integruar këtë pjesë të vendit.

Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, prandaj siç ka thënë, ai beson se përkundër faktit që situatës në veri aktualisht nuk është e mirë, institucionet e këtushme do të gjejnë zgjidhjen për të ndryshuar gjendjen. Veriu nuk guxon të shendohet në konflikt të ngrirë, ka deklaruar Zhbogar.

Ai ka folur për mosmarrëveshjet që po zvarrisin dialogun mes Kosovës e Serbisë. Në takimet e ndryshme, përfshirë këtu edhe takimet e Këshillit të Sigurimit, vendet përfaqësohen vetëm me emrat e tyre, pa e specifikuar a është fjala për republikë apo për mbretëri ka theksuar Zhbogar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›