E Diel, 1 Nëntor 2026

Beyonce-Jay Z., pronësi për emrin e vajzës

Blue Ivy, vajza e këngëtares Beyonce, e cila mori fam menjëherë pas lindjes duke u bërë pjesë e klipit të babait të saj, mund të marrë së shpejti një dhuratë të veçantë nga prindërit.

Këngëtarët kanë adresuar një kërkesë ligjore në Zyrën e Patentave në SHBA, për të regjistruar si pronë të tyre emrin në fjalë. Nëse kjo do të ndodhë, askush në botë nuk mund të përdorë të njëjtin emër, i cili është konfirmuar nga një zyrë e specializuar si unik në botë.

Megjithatë, sipas së përditshmes, qëllimi i vërtetë i reperit 42-vjeçar dhe partneres së tij 12 vjet më të re është që të themelojnë disa linja të rëndësishme, veshjesh e kozmetike, duke përdorur emrin e së bijës si markë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›