Zhbogar ne Kosove nis detyren

Diplomati slloven Samuel Zhbogar mbërrin sot në Kosovë për të nisur detyrën si i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Zhbogar zëvendëson në këtë detyrë ish-ambasadorin italian Fernando Gentilini dhe mandati i tij zgjat deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Javën e kaluar, në një intervistë për agjencinë sllovene të lajmeve “STA”, Zhbogar u shpreh se qëllimi i tij do të jetë afrimi i Kosovës me BE-në dhe anasjelltas.
“Qëllimi im është të sjell sa më shumë BE në Kosovë që të jetë e mundur dhe të sjell Kosovën sa më shumë afër BE-së. Është në interesin tonë të shohim që situata në Kosovë të zhvillohet në drejtimin e duhur dhe që të përparojë gradualisht”, tha Zbogar.
Në këtë intervistë diplomati slloven theksoi gjithashtu se pritet nisja e shpejtë e bisedimeve Kosovë-BE për një marrëveshje tregtare dhe se pritet të bëhen hapa për afrimin e Kosovës me Unionin.
Ndër të tjera, diplomati i ri i shërbimit të jashtëm të BE-së vlerësoi se Kosova përballet me dy sfida madhore:
ndërtimin e institucioneve të shtetit dhe të gjitha institucioneve të tjera në respekt të shtetit të së drejtës, demokracisë e të drejtave të njeriut; dhe rregullimin e situatës në veri, që në termat politikë, ai e cilësoi si një sfidë edhe më të madhe.
Për këtë çështje, Zhbogar zhvilloi në fillim të vitit një takim me nënkryetarin e Parlamentit Evropian për Evropën juglindore, Jelko Kaçin, i cili i dha disa këshilla mbi strukturat ilegale të financuara nga Beogradi.