Përkujtohet “Artisti i Popullit” Kadri Roshi

Si sot 5 vjet më parë mbylli sytë një nga figurat më të njohura të kinematorgrafisë shqiptare, artisti Kadri Rroshi. Në këtë përvjetor të humbjes së tij, miq, kolegë dhe dashamirës u mblodhën për të kujtuar këtë ikonë në sallën e teatrit kombëtar që mban vetë emrin në nder të tij.
Kolegët mes emocionesh kanë kujtuar aktorin e madh të skenës shqiptare si një njeri të devotshëm, i thjeshtë, që punonte si i palodhur duke ndarë kujtimet më të bukura mes miqsh.
Kadri Roshi ka lindur më 4 janar të vitit 1924 në Mallakastër dhe është nderuar me shumë tituj, si "Artist i merituar", "Artist i Popullit" dhe gjithashtu është dekoruar nga presidenti i republikës me titullin "Nderi i kombit". Karrierën e tij të gjatë që filloj në vitin 1945 duke qenë pjesë e 170 roleve, prej të cilave 130 janë role kryesore.