Zhduken 4 të rinj në det, kërkime gjatë natës në det, gjenden në tokë
Aventura në det e një grupi të rinjsh desh është kthyer në tragjedi për ta. Oreld Nikolli, Florind Gjoka, Vilson Marku, Fatjon Prenga të moshës 16-17, kishin dalë në det me një varkë me motor nga bregdeti i Currilave në Durrës , por që prej orës 16:00 të së dielës kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre.
Kanë qenë pikërisht këta të fundit që janë alarmuar nga mungesa e tyre dhe kanë bërë dhe denoncimin në policinë kufitare, e cila ka nisur menjëherë operacionin kërkimor nga toka dhe deti për gjetjen e tyre. Vetëm mëngjesin e sotëm njëri prej të rinjve, Vilson Marku ka arritur të kontaktojë familjarët nëpërmjet telefonit, i cili mësohet të ketë thënë se nuk ndodhen larg bregut të detit.
Përmes orientimit të adoleshentit, rreth orës 08:00 policia kufitare i ka gjetur të rinjtë në sektorin Rinia, duke i kthyer shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre.Ndërkaq pritet marrja në pyetje e katër të rinjve për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.