E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduken 61 piktura, vetëm dy vjet burg ish -drejtorit të galerisë

topi Pas rreth një viti  nga zbulimi i skandalit  të zhdukjes së pikturave  nga galleria  Guri Madhi në Korçë , Prokuroria  kërkon dënim për ish drejtorin Vladimir Topi.

Mes  61 veprape të zhdukura, 27 prej tyre  i përkasin piktorit të madh Vangjush Mio. Sipas  Prokurorisë së Korçës , ish- drejtori   i qendrës kulturore  duhet të dënohet me dy vite burg dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të profesioneve publike apo  si drejtues.

Sipas organit të akuzës  është vërtetuar se vjedhja  e pikturave nga galeria  e arteve  nuk është bërë nga persona të jashtëm,por nga persona të brendshëm.

Edhe pse  Topi është shprehur se , I vetmi njohës i tyre është  Sotiraq Xega, ndërsa personat e tjerë  të cilët merrnin pjesë  në komision nuk kanë  qenë  specialist. Në 10 vjet,përgjegjësi Xega kurrë  nuk ka thënë  që veprat i ka marrë pa inventor, hetimet ndaj Xegës janë pezulluar, pasi ai ka pasur vetëm çelësin  e derës së brendshme të galerisë, jo atë të ndërtesës , ndaj ai nuk mund të hynte e të dilte pa prezencën e titullarit, shkruhet në gazetën Panorama.

Nga ana tjetër Xega  ka akuzuar Topin se  ka nxjerrë me dhjetra vepra për tu ekspozuar jashtë , pa asnjë dokument, dhe një pjesë të veprave  i ka bërë dhurata  për një sërë personalitetesh./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›