Greqi, kërkesat “bombë” që Trojka do të bëjë në vjeshtë
Sipas raporteve të shtypit grek, pritet që në vjeshtë, huadhënësit e Greqisë të hedhin disa kërkesa të reja që do të bien si “bombë” për shoqërinë dhe ekonominë greke.
Zbatimi i kësaj axhende të fshehur do t’i cojë pagat e Greqisë në nivelin e atyre të Bullgarisë.
Gazeta “Real News” paralajmëron shfuqizimin e pagës së 13 dhe 14 për punonjësit në sektorin privat, zvogëlimin e pagës minimale deri në 495 €, largime të reja nga puna, ristrukturim të sigurimeve shoqërore dhe ulje të pensioneve në masën 30%.
Pika më shokuese e planit është ajo sipas së cilës, pritet të shfuqizohen kontributet e sigurimit për pjesën e pagës deri në 400 euro, duke ruajtur detyrimin e punëdhënësit për të paguar sigurime vetëm për pagat mbi 400 euro.
Ndërkohë, siç vë në dukje gazeta, partnerët evropianë parashikojnë, sipas një memorandumi të ri, nga viti 2014 e më tej, një shtet rë ri me 450 000 punonjës publikë. Përfaqësuesi i Trojkës Mathias Morse ka thënë se "Greqia nuk mund të paguajë më shumë se 450 000 nëpunës civilë".
Jo më larg se dje kryeministri grek Antonis Samaras deklaroi se këtë dimër nuk do të ketë masa shtesë.
(Balkanweb)