E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket marreveshja e kufijve me Greqine

Pas rreth dy javesh diplomacia shqiptare permes nje delegacioni qe do te kryesohet nga sekretari i pergjithshem i Ministrise sone te Jashtme Gazmend Turdiu do te negocioje me palen greke marreveshjen per delimitimin e ujerave si dhe nje pjese ceshtjesh te tjera qe lidhen me problematiken kufitare mes dy vendeve.

Diplomate me njohje te vjeter te relacioneve shqiptaro-greke dhe sidomos eksperte te ceshtjeve te kufirit shprehen se kesaj here ky negociim eshte tejet i veshtire.

Kjo behet edhe me e veshtire prej kontekstit te deritanishem te pohimeve dhe bujes mediatike pas rrezimit prej Gjykates Kushtetuese te marreveshjes se arritur rreth nje vit me pare mes dy paleve marreveshje e cila u ankimua dhe shkaktoi nje reagim te jashtezakonshem publik.

Nderkohe qe juristet shqiptare te se drejtes nderkombetare shprehen se kjo marreveshje nuk mund te diskutohet pasi eshte shpallur nul nga Gjykata Kushtetuese.

Burime nga Ministria jone e Jashtme bejne te ditur se pergatitjet per kete ballafaqim me palen greke kane nisur.

Javen e shkuar kreret e larte te Ministrise se Jashtme jane interesuar per perfaqesimin e delegacionit tone ne takimin e pritshem me homologet e pales fqinje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›