Tritol makines se kreut te Hipotekes se Tiranes Skam ndonje konflikt
TIRANE- Shperthim tritoli ne automjetin e kreut te HIpotekes se Tiranes. Ngjarja ndodhi ne rrugen Vangjush Furxhi pas ish- kinema Djatit ngjitur me rrugen Myslym Shyri ne oret e vona te mbremjes se djeshme. Nje lende plasese qe mendohet te kete qene tritol shpertheu poshte shasise se automjetit te markes LAND ROVER Discovery me targa TR me ngjyre te zeze. Automjeti furoistrade ndodhej i parkuar perballe nje dyqani ushqimor me drejtim nga krahu perendimor i rruges.
Shperthimi i fuqishem shkaktoi jo pak panik ne zone ndersa policia mberriti ne vendin e ngjarjes per te nisur hetimin. Nga kqyrja e eksperteve oficereve te hetimit dhe drejtuesve te Policise se Tiranes ne vendin ngjarjes jane vene re demtime te mjetit por jo demtime serioze ne pamje te pare. Nga larg dukej nje pjese e deres se pare te shoferit dhe e pasmja e cila kishte marre nje shtypje ne pjesen qendrore te saj.
Hetuesit shoqeruan ne ambientet policise disa persona te kapur gjate kontrollevem ndersa eshte marre ne pyetje edhe vete i demtuari pronari i mjetit. Burimet e policise thane dje ne mbremje se ai ka pohuar se deri me tani nuk ishin identifikuar konflikte apo probleme te mundshme qe mund te kene cuar persona te mundshem ne nje veprim te tille. Gjithsesi hetimet e policise jane perqendruar ne disa pista nje prej te cilave eshte ajo qe mund te lidhet me probleme te punes se kryeregjistruesit te Zyres se Pasurive te Paluajtshme te Tiranes.
Nderkaq ekspertet dhe specialistet e policise po punojne per te sqaruar rrethanat e mundshme te ngjarjes apo per te gjetur deshmitare te mundshem qe mund te sqarojne elemente te nevojshem per hetimin. Vete i demtuari ka pohuar se nuk ka pasur konflikte apo probleme ndersa burimet e policise pohojne se ai njihej si njeri korrekt. D.B