E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket në Francë poeti Ali Podrima, asnjë gjurmë prej 2 ditësh

Francë- Ali Podrimja, poet i njohur kosovar rezulton i zhdukur që prej dy ditësh në Francë, kështu ka konfirmuar këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Artan Behrami.

Poeti Podrimja kishte shkuar në festivalin e poezisë Vox de la Mediterranii në qytetin Lodeve në Francë, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Hera e fundit kur poeti ka kontaktuar me Ambasadën e Kosovës në Paris, ka qënë data 18 korrik, dhe që pas kësaj date nuk dihet më gjë për fatin e tij.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i shqetësuar shumë për këtë ngjarje ka kontaktuar MPJ-në e Francës dhe ambasadorin francez në Kosovë, Jean Fraçois Fitou dhe ka kërkuar që të bëhet gjithçka për gjetjen e vendndodhjes së poetit Podrimja, – bëri të ditur këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Artan Behrami.

Ndërkohë ky i fundit u ka nërë thirrje të gjithë qytetarëve kosovarë apo francezë që kanë ndonjë informatë për vendndodhjen e tij të njoftojnë Ambasadën Kosovare në Paris.

Poeti Ali Podrimja vuan nga sëmundja e harresës dhe kjo mund të jetë arsyeja që ai nuk ka kontaktuar deri më tani me familjen.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›