KLSH: Pezullim për zyrtarët që dërgohen për korrupsion në Prokurori

Pezullim nga detyra për zyrtarët e lartë që Kontrolli i Lartë i Shtetit bën në prokurori për rastet e korrupsionit. Kjo është kërkesa që kreu i KLSH-së Bujar Leskaj i ka bërë kryeprokurores Ina Rama.
Në takimin e organizuar për bashkëpunimi e këtyre institucioneve, për vijimin e hetimit të kallëzimeve penale, për çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe me deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë.
Edhe kryeprokurorja Ina Rama , ndërsa ka folur për bashkëpunimin e këtyre institucioneve në këtë drejtim kërkoi ndëshkim të zyrtarëve që kryejnë veprime të tilla të kundraligjshme.
Dy zyrtarët e lartë të këtyre insititucioneve deklaruan se lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave mbetet prioritet i punës së tyre. Ina Rama dhe Bujar Leskaj deklaruan se këto prioritete janë edhe në përputhje të strategjisë së qeverisë shqiptare për vitet në vijim.