E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e emigrantit, nëna e tij bën apel për ndihmë

Një emigrat shqiptar rezulton i zhdukur që prej 5 ditësh në qytetin e Korçës. Zhdukja në mënyrë krejt të papritur e misterioze e Armand Abdullait ka vënë në alarm familjarët e tij në qytetin e Korçës.
 

Armand Abdullai mësohet se është larguar nga banesa pesë ditë më parë, dhe që prej atij momenti, të afërmit nuk kanë asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.
 

Nëna e tij, Sulltana Abdullaj bën apel për ndihmë strukturave të shtetit për të gjetur djalin. Ndërkohë policia e Korçës deklaron se 30-vjeçari nuk ka kaluar në kufi drejt shtetit grek ndërsa po vijon kërkimet për gjetjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›