E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau burrin dhe të dashurin, “Arrest me burg” 31-vjeçares

Gjykata e rrethit të Tropojës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 31-vjeçaren Manjola Dollapi e cila akuzohet për vrasjen e bashkëshortit dhe të dashurit të saj.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar tre ditë më parë në lagjen “Partizani” të qytetit të Bajram Currit ku 31-vjeçarja Manjola Dollapaj ka vrarë me armë bashkëshortin e saj Eduart Dollapaj 34 vjeç dhe 27-vjeçarin Kaçanik Gjuriqi me të cilin dyshohet se kishte një lidhje intime.
 

Dy viktimat u gjetën të vdekur në banjon e banesës së çiftit Dollapi ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti mes tyre.
Sipas policisë gjatë marrjes në pyetje 31-vjeçarja ka pranuar edhe autorësinë e krimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›