E Martë, 3 Nëntor 2026

Zhegrova në radarët e RB Leipzig

Edon Zhergova ka zgjuar interesin e skuadrës gjermane të Leipzig. Sipas medieve gjermane 24-vjeçari, i cili aktivizohet në Ligue 1 me Lilën, shikohet si profili i duhur për të përforcuar ekipin nga drejtuesit e skuadrës në fjalë.

Thuhet se kontaktet e para kanë nisur por koha e mbetur në dispozicion është e vogël dhe për këtë motiv drejtuesit e Laipzig dhe ato të Lilës do të takohen përsëri në merkaton e verës për të diskutuar këtë transferim.

Lojtari, nëpërmjet menaxherit të tij, ka njoftuar klubin e Lilës që të marrin seriozosht këto kontakte pasi dëshira e tij e madhe është që të transferohet në njërin prej pesë skuadrave më të mira të Bundesligës.

Në Ligën e Parë franceze Zhegrova ka luajtur në 18 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›