E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjen Franca, 0-0 me Urugajin

Franca dhe Uruguai kane zhgënjyer ne debutimin e tyre ne Boterorin 2010. Vetem nje barazim 0-0 ne nje ndeshje pa shume emocione. Uruguai, qe arme kryesore ka sulmin tregoi krejt te kunderten, duke u mbyllur mbrapa dhe rastin e vetem do ta regjistronte me Forlan ne Pjesen e dyte. Nuk ben me shume Franca, qe megjithëse përpiqet me shume te dale përpara, i mungojne idete dhe lojtaret e kane te veshtire te gjejne njeri-tjetrin. Gjithmone i polemizuar per zgjedhjet e tij Raymond Domenech i beson regjine e ndeshjes Johan Gourkuf, por futbollisti i Bordose nuk shkelqen aspak dhe francezet e kane shume te veshtire te organizohen te koperuar.

Kjo edhe fale murit te ngritur nga te besuarit e Tabnarez. Pjesa e pare e takimit do te mbyllej me rrjeta te paprekura, nderkohe qe edhe pjesa e dyte nuk sjell asgje te re. Ne kërkim te fitores Domenech do te forconte sulmin me Hanry dhe Maluda, ndersa shpresat e Frances per te nisur me tri pike Boterorin e Afrikes se Jugut do te beheshin me te medha ne minuten e 81-te. Lodeiro do te ndëshkohej me kartonin e dyte te verdhe, duke braktisur fushen përpara kohe. Me më shume forca ne fushe, francezet rritin presionin ndaj Uruguait qe pas këtij episodi mendon vetem te mbrohet. Ne fund vetem 0-0 dhe Grupi A mbetet totalisht i ekuilibruar edhe pas barazimit 1-1 ne ndeshjen e hapjes mes Afrikes se Jugut dhe Meksikes.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›