E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Belgjikë, në garë dhe shqiptari Ahmet Gjana

Këtë të dielë në Belgjikë mbahen zgjedhjet e përgjithshme për Parlamentin dhe senatin. Këto janë zgjedhje të parakohshme, pas krizës së vazhdueshme institucionale. Gjatë kësaj periudhe të pastabilizuar kryeministri ka dhënë disa heër dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve midis komuniteteve më të mëdha në Belgjikë, flaman dhe valon. E në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare në Belgjikë, garon edhe një shqiptar. Ai është Ahmet Gjana dhe kandidon për Parlamentin belg me ngjyrat e Partisë Socialiste. Familja e tij i përket emigracionit të hershëm në Belgjikë.

"60 mije shqiptare jane ne Belgjike dhe duhet te dihet se perfshirja e shqiptareve ne politike ka qene shume e vonshme ne krahasim me komunitetet e tjera. Nese arrij te grumbulloj votat e shqiptareve, atehere do te mund te parashtroj problemet si komunitet, dhe sigurisht aty mund te futen projekte te ndryshme qe mund te kete komuniteti yne per tu integruar me mire, po dhe per tu afirmuar si komunitet", thotë Ahmet Gjana, kandidat shqiptar për në Parlamentin belg.

"Partia Socialiste në Belgjikë, sic e dinë të gjithë miqtë e mi shqiptarë, ka gjithmonë idetë më progresive si të jetojmë sa më mirë së bashku. Ishte socialisti Filip Morro, i cili inicioi ligjin kundër racizmit. Isha unë që iniciova ligjin kundër diskriminimit. Ne mbështesim një jetesë harmonike e të përbashkët të të gjitha komuniteteve, pasi edhe komuniteti shqiptar është një komunitet i rëndësishëm në Bruksel", u shpreh Laurette Onkelinx, zv.kryeministre dhe ministre e Punëve Sociale e Shëndetit Publik.

Këto zgjedhje vlerësohen shumë të rëndësishme pasi kriza politike në vend mund të dëmtojë rëndë rolin e Belgjikës në BE, pasi më 1 korrik merr presidencën e rradhës.

Guina Hoxha

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›