E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli vijon bllokadën ndaj Gazas

Pavarësisht presioneve ndërkombëtare dhe sulmit më të fundit mbi flotën me ndihma humanitare në ujërat ndërkombëtare, që pasoi me reaksione diplomatike, Izraeli këmbëngul se bllokimi i Gazës do të vazhdojë. Në përfundim të Këshillit të Sigurisë së shtetit hebre, këshill ky i drejtuar nga kryeministri Netanjahu, u vendos vazhdimi i bllokadës së vendosur ndaj palestinezëve në Rripin e Gazas.

Për Këshillin e gjithë ngjarja e ditës së hënë ishte shkak i një provokimi të ardhur prej aktivistëve propalestinezë dhe përgjegjësia mbi vdekjen e 9 aktivistëve duhet të bjerë mbi “shpatullat” e personave të cilët ndërmorën veprime të dhunshme, që vunë në rrezik jetën e ushtarëve izraelitë.

Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›