E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjen kombëtarja, vetëm një pikë nga Malta

Valeta - Ka zhgënjyer kombëtarja shqiptare në përballjen e saj kundrejt Maltës duke zhgënjyer kështu të gjithë tifozët shqiptarë që prisnin tre pikë nga ndeshje. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0 kundrejt një loje pothuajse të barabartë të dy skuadrave. Ka qenë skuadra jonë e cila ka treguar një lojë më të mirë në pjesën e parë për të ndryshuar pozicion në të dytën ku maltezët u treguan më të rrezikshëm dhe më kërkues të golit.

Skema me një sulmues të vetëm, e hedhur në fushë nga trajneri hollandez Ari Han, nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Bogdani, i vetëm në sulmin kuq e zi, nuk është mbështetur sa duhet nga mesfushorët Duro dhe Skela. Ndërkohë, sulmuesi tjetër Berisha ka hyrë në lojë vetëm në minutat e fundit.

Rasti më i mirë për skuadrën tonë përfaqësuese ishte ai i minutës se 31-të të pjesës së parë, ku Skela nuk arriti të shënonte pasi doli vetëm për vetëm me portierin Haber. Pak sekonda me vonë, ishte sërish Skela që nuk shfrytëzoi një kros të Duros. Pjesa e parë u mbyll me keto dy episode.

Ne 45 minuteshin e dyte, skuadra kuqezi nuk arriti te rrezikonte asnjehere porten e kundershtareve, madje ishin keta te fundit qe me ane te Mifsud arriten te vinin disa here ne veshtiresi gardianin Isli Hidi.

Pas këtij barazimi, Shqipëria renditet në vendin e tretë të grupit 1, në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Malta arrin të marrë pikën e parë në eleminatoret e kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010". Takimi i radhës për përfaqësuesesen shqiptare do të jetë në 28 mars, ndaj Hungarisë në 'Qemal Stafa".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›