E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionët e Europës mundin Anglinë e Kapelos (video)

Sevilje - Spanja arriti të mposhtë me rezultatin 2-0 përfaqësuesen angleze të drejtuar nga Fabio Kapelo. Në ndeshjen e luajtur mbrëmë ne Sevilje kampionët e Europës janë shfaqur me superior se skuadra e Anglisë. Golat për sponjollët e drejtuar nga Visente del Boske I ka shënuar David Vila dhe Lorente.

Në minutën e 36-të David Vila arriti t’I vidhej mbrojtjes angleze, dhe pasi I shmang mjaft bukur e dërgon topin në rrjetë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë Spanja arrin të shënojë edhe golin e dytë me anë të Lorente. Në minutën e 83-të kampionët e Europës fitojnë një goditje dënimi, dhe topin e harkuar në zonë Lorente e dërgon me kokë në rrjetë. Me këtë fitore të rendësishme kundër rivalëve të Anglisë skuadra e Spanjës tregohet edhe një herë superiore në futbollin europian.

Më poshtë do të jenë në video dy golat e shënuar nga përfaqësuesja e Spanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›