Zhgënjim në dashuri, i jep fund jetës

Foto ilustruese
Një 21-vjeçare nga Korça i ka dhënë fund jetës për shkak të një historie dashurie. Brinjola Lami, ka qëlluar veten me pistoletë. Arma ishte e babait të saj, i cili punon si efektiv në pikën doganore të Kapshticës.
Lami ishte studente e vitit të katërt për frëngjisht në Universitetin e Tiranës. Policia po heton ngjarje ndërsa dyshimet paraprake janë se shkak për vetëvrasjen mund të jetë një histori dashurie.