E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhirkov: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve

Përforcimi i ri i Chelseat, rusi Yuri Zhirkov, është i ngazëllyer për transferimin e tij dhe thotë se ai dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me klubin anglez. "Në Chelsea gjithmonë kanë dashur ta fitojnë këtë trofe dhe për një numër arsyesh kjo nuk ka ndodhur", ka thënë ish-anësori i CSKA Moskës për Daily Mail. "Shpresoj se me arritjen time fati i keq të ndryshohet dhe Chelsea përfundimisht ta fitojë këtë trofe", ka thënë Zhirkov.
Edhe trajneri i ri Chelseat, Carlo Ancelotti, është shprehur se synimi kryesor i tij për këtë sezon do të jetë Liga e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›