E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zhorzhinjo “dënon” Italinë, Danimarka nuk ndalet

Italia nuk shkoi përtej 1-1 ndaj Zvicrës në sfidën kualifikuese për Kupën e Botës, “Katar 2022”. “Azzurri”, të çiftuar me zviceranët në krye të Grupit C, u gjendën në disavantazh në 11′ nga goli i Ëidmer. Pas gjysmë ore vështirësie, barazimi erdhi me Di Lorencon. Jorginho humbi një penallti në minutën e 90-të. Për të shmangur play-off-in, kombëtarja duhet të fitojë në Irlandën e Veriut, me një sy në diferencën e golave.

Në grupin e Italisë, Irlanda e Veriut, kundërshtari i radhës dhe i fundit i italianëve, mundi 1-0 Lituaninë dhe arrin Bullgarinë në vendin e tretë në kuotën e 8 pikëve. Në Belfast, Satkius shkaktoi autogol në 18′, që dënon ekipin e tij me nokautin e shtatë në tetë ndeshje. Skuadra e Ivanauskas mbyllet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Bullgaria, të cilët do të sfidojnë përkatësisht Italinë dhe Zvicrën në ditën e fundit dhe vendimtare për të caktuar vendin në Katar, do të luajnë në distancë për vendin e tretë.

Danimarka nuk ndalet dhe, pavarësisht pjesëmarrjes tashmë të sigurt në Katar 2022, fiton ndeshjen e nëntë nga nëntë duke mposhtur Ishujt Faroe 3-1. Në Kopenhagë, mesfushori i Bolonjës, Skov Olsen hapi serinë në minutën e 18-të, ndërsa dyfishimi erdhi në minutën e 63-të me Bruun Larsen. Klaemint Olsen mbylli diferencën në minutën e 89-të dhe shënoi golin e parë në këto eliminatore ndaj Danimarkës, por katër minuta më vonë Maehle shënoi 3-1 dhe mbylli ndeshjet. Falë 2-0 në Moldavi të nënshkruar nga Patterson në 38′ dhe nga Adams në 65′, Skocia çertifikon vendin e dytë dhe kualifikimin për në play-off, ndërsa Austria përmbys 4-2 Izraelin.

Polonia ka arritur të fitojë 4-1 ndaj Andorrës me një dopietë nga Lewandowski dhe golat e Jozëiak dhe Milik, por është vetëm matematika që e mban gjallë skuadrën e Paulo Sousa-s. Në turin e ardhshëm, në fakt, Anglia me dy rezultate nga tre në dispozicion dhe me +6 gola diferencë do të vizitojë San Marinon, të mposhtur 4-0 nga Hungaria: vendosin Szoboszlai (dopietë), Gazdag dhe Vecsei.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›