E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zhupa: Na sollët 19 projektligje në një ditë, nuk mund të kalojë një procedurë për 5 minuta

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare.

Gjatë diskutimeve në Kuvend në lidhje me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 24 shtator, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa vuri në dukej se mazhoranca ka sjellë 19 projektligje brenda ditës për diskutim dhe pa i kaluar në debat.

“Sollët 19 projektligje për një ditë. Procesverbali është po aq i rëndësishëm për të kuptuar se si ka funksionuar seanca dhe si niset kjo seancë dhe kush është prioriteti i këtij Kuvendi. Nuk mund të kalojë një procedurë për 5 minuta. Duhet të jetë prioritet demokracia, transparenca dhe llogaridhënia, dhe bërja e interesit publik, kjo ka munguar në këto seanca, dhe në atë procesverbal dhe nuk po flitet për interesin e qytetarit”, tha Zhupa.

Gjithashtu deputetja e PD-së shtoi me tej se as çështja e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk u mor parasysh për diskutim në Kuvend.

“Del raporti i DASH dhe ky Kuvend nuk e diskuton”, tha Zhupa.

Sakaq deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha se Kuvendi është shndërruar në një “dyqan” ku po kalohen ligje që shkojnë kundër interesit të qytetarëve.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›