Zhvillimet greke e italiane bursat ne pikiate

Bursat europiane u mbyllën me humbje ditën e hënë, ndërsa pritet një rënie drastike të nesërmen, pasi Greqia vendosi në lojë aprovimin e planit të euros, duke shpallur një referendum.
Tregjet europiane pësuan mesatarisht humbje prej 3%, ndërsa bankat humbën një pjesë të mirë të kuotimit të shtuar pas miratimit të marrëveshjes së Eurozonës.
Nga ana tjetër, euro humbi 1,5% të vlerës së tij përballë dollarit dhe paundit. Përveç zhvillimeve greke, në qendër të shqetësimeve mbetet edhe aftësia e Romës zyrtare për të financuar borxhin e saj.
Analistët parashikojnë një goditje nga e cila Eurozona do ta ketë të vështirë të mbijetojë, nëse edhe Kriza FinanciarePapandreu kërkon votëbesim dhe referendum Spanjë, ndarje e thellë të pasur-të varfër Ekonomia botërore në prag recesioni ekonomia italiane do të kalojë në kolaps dhe do të ketë nevojë për kredi madhore për të shpëtuar.
Nga e gjithë kjo situatë, bankat e kontinentit janë më të ekspozuarat nga të gjitha problemet. Franca është shteti më i goditur, me “Societe Generale” që pësoi një rënie prej 9,8% dhe “BNP Paribas” që ra me 9,6%. Nga ana tjetër, në “pikiatë” edhe bankat gjermane dhe angleze. “Deutsche Bank”, “Commerzbank” dhe “Royal Bank of Scotland” ranë në kuotime me më shumë se tetë përqind.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
Policia shpall në kërkim një tjetër person
Schultz: Kjo qeveri dështoi
Arizona, shkatërrohet rrjeti i drogës
Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan
Ku ndryshojnë konkluzionet