E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillimet ne Presheve reagon MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhën në prag të heshtjes zgjedhore.

"Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend", thuhet në reagim.  

MPJ gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhëniëve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›