E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antigone vullnetaret pastrojne zonen

Parku arkeologjik i Antigonesë është duke u mbështetur së fundi nga një grup vullnetarësh nxënës shkollash studentë për të rehabilituar territorin nga vegjetacioni i dëmshëm për monumentet.

Vullnetarët do të mbështesin ne pastrimin e territorit eliminimin e bimësisë së dëmshme ndërsa një grup arkitektësh dhe restauratorësh ofrojnë ekspertizën e tyre për gjetjen e shtigjeve të reja turistike dhe përsosjen e infrastrukturës lehtësuese të parkut.

Ndërkaq drejtoi i parkut bën me dije se ky është viti i parë që stafi po ndihet kaq i mbështetur dhe pret që ndërhyrjet ambientale dhe rikonceptimi i shtigjeve do të përmiresojnë lëvizjen brenda parkut 50 ha dhe do të ndihmojnë në funksionalizimin e hapësirave më pak të përdorura më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›