E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillimi i turizmit, Bumçi: Duhet një plan konkret

Në prag të sezonit turistik, komunat e Velipojës dhe të Shëngjinit kanë prezantuar planin e veprimit për shërbimet ndaj vizitorëve. Në aktivitetin e organizuar për promovimin e këtyre strategjive ministri i Turizmit, Aldo Bumci, deklaroi se shfrytëzimi i resurseve të vendit tonë nuk mund të realizohet pa një plan konkret.
 

I pranishëm në këtë aktivitet zv.Ministri i Brendshëm ftoi edhe komuna të tjera që të bëhen pjesë e një projekti të tillë.
 

Zbatimi i këtyre programeve u realizua me ndihmen e Zvicrës, ndërkohë që të ftuar në këtë aktivitet ishin përfaqësues të qeverisjes vendore si dhe biznesmenë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›