E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania zgjat misionin ushtarak në Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar zgjatjen edhe një vit të mandatit të forcave të armatosura në Kosovë.

Të gjitha partitë kanë rënë dakort me vendimin, me përjashtim të partisë së majtë, e cila kundërshton të gjitha misionet e jashtme të Bundesverit, përkatësisht të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Me 1,300 trupa, Gjermania është kontribuuesja më e madhe e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Zgjatja e misionit lejon prezencën maksimale të 1,850 trupave gjermane. Shpenzimet për këtë vit pritet të arrijnë në 68 milionë euro.

Kosova është misioni më i madh i jashtëm i Bundesverit, pas Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›