Zhvillimi i turizmit në Gjirokastër – Prenotimet, pritshmëri të larta për sezonin e ri

Gjirokastra vitet e fundit është kthyer në një trend turistik. Muaji prill duket se është një startim për sezonin e verës.
Kreu i dhomës së tregtisë, Maksim Hoxha u shpreh se pritshmëritë janë të larta dhe të kënaqshme pasi prenotimet kanë nisur herët.
“Sapo jemi futur në fillimet e sezonit turistik për vitin 2025. Para rezervimet e hershme kanë filluar të implementohen sipas datave të paracaktuara. Shpresojnë që të vazhdojnë”, tha Hoxha.
Risi për këtë vit janë kërkesat e shumta për akomodim në strukturat e hotelerisë dhe çmimet për vitin 2026 dhe 2027.
Sipas Hoxhës duhet kohë për prenotimet në vijim pasi po shikohet dhe ndryshimi i vlerës së euros.
“Kanë filluar edhe kërkesat për akomodim dhe për çmimet në vitin 2026-2027, për të cilat kemi lënë një kohë për ta menduar dhe për mos i dhënë menjëherë ato çmime pasi nuk dihet si vijon kursi i eurors apo problematika të tjera”, tha ai.
Me zhvillimin që po merr turizmi vit pas viti po promovohen vlerat më të mira lokale të qytetit të gurtë.
Gazetare L.Fili
/rtsh.al/