Zhvillohet Kongresi i 11-të Kombëtar i Shkencave Mjekësore, platformë e re profesionale

Kongresi i 11-të Kombëtar i Shkencave Mjekësore që u zhvillua në Tiranë, mblodhi bashkë përfaqësinë më të lartë të institucioneve në një platformë te re diskutimi profesional për arritjet dhe sfidat e sotme të teknologjisë, si dhe mundësitë e ambicieve zhvillimore të Shqipërisë në fushën e mjekësisë dentare.
Edit Xhajanka, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare tha se, “në këtë event të rëndësishëm, ku pjesa e stomatologjisë përfaqësohet denjësisht, vjen me dy programe të reja të përbashkëta”.
Edhe profesor Ramazan Isufi, tregoi mbi rëndësinë e bashkëpunimit me homologët ndërkombëtarë që po jep kontribut në rritjen akademike dhe praktike të studentëve.
Fakulteti i Mjekësisë Dentare vjen çdo vit me marrëveshje të reja ndërkombëtare e partneritete konkrete, të cilat i shërbejnë rritjes së nivelit shkencor e profesional të stafit akademik dhe studentëve, duke u krijuar atyre më shumë mundësi për punësim.
/rtsh.al/