Zhvillohet konkursi i dytë i Maturës Shtetërore, ku po mbahet testi

Prizren, 27 Gusht 2010 NOA - Kryetari i komunës së Prizrenit, prof.dr.Ramadan Muja, vizitoi sot nxënësit të cilët për herë të dytë i nënshtrohen testit të maturës shtetërore. Testit të maturës iu nënshtruan 1085 maturantë të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë këtë provim në afatin e parë në qershor.
Kryetari Muja, me këtë rast kërkoi nga nxënësit qe të jenë më të kujdesshëm në dhënien e përgjigjeve të testit.
Muja uroi të gjithë nxënësit për sukses dhe regjistrim në fakultete, në mënyrë që ti zhvillojnë edhe më tepër dijet e tyre.
Zhvilloni dijet me qëllim që të jeni të gatshëm për të marrë dhe ushtruar përgjegjësi për jetën tuaj dhe pse jo edhe për të udhëhequr nesër institucionet e shtetit të Kosovës, - theksoi z.Muja.
Nw komunën e Prizrenit, testi organizohet në
kushte optimale për punë, ngase të gjitha objektet shkollore ku organizohet testi
janë kryer të gjitha organizimet e nevojshme
Testi u mbajt në katër qendra:
1. Ne Shkollen e Mesme te Mjeksise Luciano Motroni
2. Ne Shkollen Fillore Leke Dukagjini
3. Ne Shkollen Fillore Abdyl Frasheri 1
4. Ne Shkollen Fillore Abdyl Frasheri 2
Testi do te mbikëqyret nga 64 komisioner që vijnë nga Suhareka, Dragashi dhe
Mamusha dhe nga 64 vëzhgues te shkollave fillore te komunës Prizren.
a.b/NO