Pit e Xholi planifikojne martese te vogel
Brad Pitt dhe Angelina Jolie planifikojne te martohen me nje ceremoni te vogel, ku nuk do te ftohen qindra mysafire nga bota e njerezve te famshem. Njoftohet qe cifti qe rrit gjashte femije se bashku, kane vendosur t'i nderrojne unazat, por larg syrit te publikut dhe ne prani te nje numri te vogel te pranishmish, te lidhur ngushte me ta. "Brad dhe Angelina jane njerez jashtezakonisht shume private dhe krenohen me veten qe jane te arsyeshem dhe nuk shpenzojne para", ka thene nje i afert me ciftin per revisten OK! Duket se edhe pas zenkave aq shume te perfolura neper faqet roze, cifti me i famshem i Hollivudit e ka gjetur serish rrugen e dialogut.