Operacioni “Shkollat e pastra” kundër shitjes së drogës në shkollat në Tiranë, Demo: Mbrojmë sigurinë e fëmijëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas operacionit policor “Shkollat e pastra”, i cili goditi disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave në Tiranë.
Demo theksoi se Policia e Shtetit do të vijojë angazhimin për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore.
“Goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, është prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në çdo cep të Shqipërisë. Në çdo shkollë, në çdo qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, shkruan Demo
Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest në burg” për 31 shtetas, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim.
/rtsh.al/