Zhvillohet sot gjyqi ndaj Dritan Dajtit
Pritet të zhvillohet sot në mesditë seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.
Deri më tani, procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit ka vazhduar me ritualin e tij të zakonshëm ku gjyqi shtyhet vazhdimisht për mungesë avokatësh.
Në seancën e djeshme ishte paraqitur avokati i caktuar kryesisht nga gjykata Bashkim Malaj por ai ka refuzuar të mbrojë të pandehurin Dajti.
Sipas tij ai nuk është në listën e avokatëve kryesisht, ndërsa shtoi se ka edhe probleme personale që nuk i mundësojnë mbrojtjen e fenomenit Dajti.
Ndërsa avokati tjetër i caktuar kryesisht Besnik Çerekja, zëvendës dekan i fakultetit juridik nuk u praraqit dhe është pikërisht kjo detyrë që e pengon për të mbrojtur Dajtin, pasi nuk ka shumë kohë.
E ndodhur në këto kushte kur Dajti ishte larguar nga salla dhe nuk kishte një avokat gjykata vendosi të shtyje gjyqin për ditën e sotme duke caktuar dy avokatë të tjerë kryesisht.
Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin