E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta akuza Berishes per bllokimin e tre ligjeve te integrimit

Politikani që insistoi për një kompromis politik për miratimin e 3 ligjeve, nuk ishte prezent në seancën plenare. Ilir Meta preferoi të fliste nga selia e partisë, ku akuzoi kryeministrin Berisha se po bllokon kalimin në Kuvend të 3 ligjeve.

“Duke ndjekur se si Berisha nga një kërkues në të kaluarën, bashkë me mua, ndaj të gjithë aktorëve të tjerë për miratimin e 3 ligjeve, po kthehet në bojkotues i 3 ligjeve. Nuk është aspak serioze të mos miratohet kompromisi që propozuam, që është shumë i rëndësishëm, që ndihmon jo vetëm votimin e 3 ligjeve, por edhe hyrjen në fuqi me fillimin e Parlamentit të ri. Çdo përpjekje për të mos kuptuar propozimin tonë, është veçse një përpjekje për t’u larguar ndaj përgjegjësisë atdhetare”

Meta vlerësoi si diversion politik deklaratat e kryeministrit për pazare mes kreut të LSI dhe atij të PS për përgatitjen e listave të kandidatëve për deputetë.

“Pas dështimit të tij për të infiltruar njerëzit e tij, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të merret me diversion brenda rradhëve të opozitës. Nuk ka funksionuar. Përgjigja më e mirë do të jetë më 23 qershor”

Kryetari i LSI-së pohoi se nuk do të ketë ndërprerje të mandatit të Presidentit të Republikës, porse kreu i shtetit do të bashkëpunojë me mazhorancën e re, që do dalë pas 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›