Zhvishen femrat per te terhequr turiste ne Las Vegas
"Mire se erdhet ne Las Vegas, ku pervec shkelqimit te qytetit me me fame ne bote, do te keni rastin te shihni 300 vajza bukuroshe te veshura me bikini". Ky mbishkrim i njohur boterisht si "Welcome to Las Vegas", feston 50-vjetorin, ndaj organizatoret kane menduar ta festojne ne menyre sa me origjinale. Me kete rast, per te permiresuar edhe reputacionin e qytetit qe eshte prekur nga kriza globale ekonomike, eshte pergatitur nje parade me 300 bukuroshe te veshura vetem me bikini, qe ne te njejten kohe eshte edhe rekord i ri ne librin e rekordeve Guinness. Mesohet se femrat qe kane deshire te jene pjesemarrese ne kete parade, duhet te nisin foto prane organizatoreve, ku te shfaqen mire me veshje plazhi format e tyre trupore, si dhe nje liste me permasat e sakta. Pervec se eshte vendosur rekordi i ri boteror, kryebashkiaku i ketij qyteti, Oscar Goodman, tha per shtypin amerikan se parada shenon edhe fillimin e veres se llojit te vet ne kete qytet te njohur ne shtetin federal amerikan te Nevadas. Megjithate, mesohet se autoritetet e qytetit, kohet te fundit jane ne hall per shkak te zvogelimit te turisteve, prandaj ne cdo menyre po mundohen te shpikin gjera te reja terheqese. Sipas te dhenave te drejtorise se shtetit te Nevadas, numri i vizitoreve ne tre muajt e pare te ketij viti ne krahasim me ate paraprak, eshte 10 per qind me i vogel, ndersa kazinote kane te ardhura 17 per qind me te ulta, gje qe per Las Vegasin, dikur nje shkretetire, do te thote shume.