Perimet konsumohen pamjaftueshem ne bote
Organizata Boterore e Shendetesise ka bere nje hulumtim te kujdesshem, i cili ka perfshire te dhenat nga 52 shtete, kryesisht te pazhvilluara, nga Bangladeshi ne Brazil e deri te Zimbabve ne Afrike. Pergjithesisht jane grumbulluar te dhenat e 196.373 personave te rritur, ndersa rezultatet kane treguar se konsumimi i pemeve dhe perimeve eshte i pamjaftueshem ne mbare boten, pasi konsumimi mesatar i tyre eshte me pak se 400 grame ne dite. Sipas revistes "American Journal of Preventive Medicine", rezultatet me te keqija jane per shtetin e Pakistanit, ku 99% e popullates konsumon sasi te pamjaftueshme te perimeve, ndersa me mire qendron Gana ku vetem 40% e popullates nuk konsumojne sasi te mjaftueshme perimesh.