E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvlerësohen valutat kryesore në raport me lekun

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 0,05 lekë dhe 0,03 lekë dhe këmbehen me 96,64 lekë dhe dollari amerikan me 83,20 lekë.

Në pozita zhvlerësimi këmbehet edhe paundi britanik.

Monedha angleze këmbehet me 109,34 lekë ose 0,16 lekë më pak dhe franga zvicerane u forcua me 0,38 lekë dhe këmbehet me 105,02 lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se këmbimi valutor luhatet brenda intervaleve të pritshmërisë dhe reflekton kërkesë-ofertën e tregjeve.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 83.20 -0.03
Euro EUR 96.64 -0.05
Poundi britanik GBP 109.34 -0.16
Franga zvicerane CHF 105.02 +0.38
Jeni japonez (100) JPY 53.77 -0.06
Dollari australian AUD 54.23 -0.46
Dollari kanadez CAD 59.27 -0.21
Korona suedeze SEK 8.79 -0.06
Korona norvegjeze NOK 8.26 -0.03
Korona daneze DKK 12.94 -0.01
SDR SDR 113.16 +0.10
Ari (OZ 1) XAU 346226.82 -5,960.09
Argjendi (OZ 1) XAG 4373.82 -117.07
Juani kinez (onshore) CNY 11.72 -0.01
Juani kinez (offshore) CNH 11.72 -0.01
Lira turke TRY 1.97 0.00

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›